Kosova

Prindërit e Astrit Deharit, në seancën plenare të Kuvendit

Sot do të mbahet seanca, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës

Është bërë e ditur se tani do të mbahet seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti dhe në përbërje të së cilës do të jenë 15 ministra.

E veçanta e kësaj seance është se prindërit e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Astrit Dehari, janë të pranishëm në këtë seancë plenare, ku do të votohet qeveria e re e udhëhequr nga kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti. Avni dhe Xhemile Dehari janë akomuduar në pjesën e mysafirëve, në pjesën e lartë të sallës së Kuvendit, aty ku qëndrojnë edhe gazetarët. /Albinfo.ch.