Kosova

Primoz Glihas merr pozitën e trajnerit të Kosovës

Primoz Gliha është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Slloveni do të ketë në staf edhe trajnerët Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave”.

“Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024”.

“Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards” – u tha tutje në deklaratë./Albinfo.ch