Futboll
Prezantohet trajneri i ri i kombëtares shqiptare
Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. 48-vjeçari brazilian, i cili luajti me skuadra si Barcelona, Arsenali dhe Manchester City, ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në. Ish-mbrojtësi i majtë, i cili ka punuar si ndihmës i Tites te Brazili dhe Roberto Mancinit tek Interi, preku shumë tema në konferencën për shtypin, zbuloi pse zgjodhi Shqipërinë dhe tregoi objektivat e tij në krye të kuqezinjve, përcjell albinfo.ch.
“Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Rejën për punën e bërë, për këta futbollistë, zemrën dhe pasionin.
Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar Kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.
Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë.
Taktika? Flitet shumë për skemën, për ‘3-5-2’ e Rejës, i cili ka përdorur edhe ‘3-4-1-2’. Në futboll duhet të përfshihen të gjithë. Futbolli duhet të qëndrojë në zemrat dhe shpirtin e njerëzve, prandaj jemi këtu. Do të shohim më pas për skemat dhe modulet.
Futbolli ndryshon, gjithçka ndryshon në nivele të larta. Jemi këtu për të dhënë maksimumin, do të zgjedhim lojtarët që do japin maksimumin për këtë fanellë. Botërori la mesazhe të shumta: është taktikë, skema dhe module, por edhe sakrificë, djersë dhe mund.
Grupi i eliminatoreve të Euro 2024 është shumë i ekuilibruar, nuk do të jetë e thjeshtë për asnjë, por ne duam të kualifikohemi. Do punojmë fort dhe do luftojmë për të realizuar kualifikimin në Europian.
Kam parë 2-3 ndeshje të Shqipërisë. Kam punuar me Rey Manajn kur ishte pjesë e Interit. Po, e njihja kombëtaren, ka futbollistë të rëndësishëm dhe teknikisht të fortë.
Pas kësaj kontrate dhe këtij momenti, ne do të fillojmë punën e ndarë në dy pjesë: e para ka të bëjë me monitorimin e futbollistëve me stafin tim, më pas do ikim t’i shohim live në fushë.
Gjenerata është rritur, kemi futbollistë të rinj teknikisht shumë të fortë. Pika të forta për ne. Uroj të kthehen sa më shpejt Armando Broja dhe Keidi Bare.
Kam punuar 4 vjet si zv trajneri i Brazilit me Titen. Ne si staf përshtatemi, punojmë çdo ditë. Erdha këtu që t’i jap vazhdimësi punës së trajnerit Reja. Normalisht do përfshijmë edhe mentalitetin tonë për futbollin.
Ndeshja e parë është shumë e vështirë. Grupi është i ekuilibruar, por jemi të bindur që do garojmë për kualifikimin. E dimë çfarë duhet të bëjmë, jemi koshient.
Bashkëpunimi Brazil-Argjentinë? Luajta me Pablon te Manchester City, kemi një raport të rëndësishëm së bashku. Brazil-Argjentinë është përballje me rivalitet, por jashtë fushe kemi respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin, kam shumë miq argjentinas.
“Duhet të imponohemi në fushë, duhet të jemi agresivë. Nevojitet agresivitet sportiv, nuk do të thotë dhunë, por presingu që jep dhe fakti nëse vendos në vështirësi kundërshtarin”.
Ndihmësit e mi janë persona të sinqertë dhe të çiltër. Ne duam t’u japim lojtarëve idenë e duhur për futbollin, si të marrim rezultate dhe të rrisim nivelin. Nuk mund të mungojë kurrë në fushë shpirti dhe zemra.
Projekti është shumë i mirë. Jam një person që punoj shumë, më pëlqejnë sfidat dhe kam mentalitetin e duhur. Do ndihem si në shtëpi. Më dha përshtypje shumë të mira atmosfera rreth Kombëtares. Këto më dhanë një shtysë të fortë në zemrën time që të zgjidhja kombëtaren e Shqipërisë.
Jam një njeri me fat, vite më parë kam pasur trajnerë si Wengerin, Gurdiolën, Mancinin. Te Brazili kam bashkëpunuar me Titen. Nëse je trajner, duhet të bësh gjëra që i beson. Kur mendoj për Mancinin, kam shumë respekt, por dua të prezantoj futbollin që unë besoj. Janë lojtarët që duhet të bëjnë diçka më shumë. Ritmi, taktika mund të ndryshojnë, por dëshira e lojtarëve duhet të jetë e njëjtë. Ata duhet të japin 100% në fushë, zemrën, shpirtin.
Prononcimi i shkurtër i Dorivës: “Falënderoj FSHF që na solli këtu për të bërë këtë punë. Jam shumë i lumtur që jemi këtu për të kryer një punë të madhe. Kemi kontakte me miqtë tanë në Itali për të marrë informacione për lojtarët e Shqipërisë”.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës