Integrimi

Prezantohet kultura shqiptare në “London Multicultural Festival 2019!”

Shoqata shqiptaro-kanadeze “Iliria” e Londonit në Ontario ka marrë pjesë në festivalin multikulturor të qytetit, “London Multicultural Festival 2019!”, ku kanë prezantuar kulturën kombëtare shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Në këtë festival prezantohen kulturat e popujve të ndryshëm.
Në shtandin e kësaj shoqate ishin të vendosur dy flamuj, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, dhe po ashtu kishte gjëra që prezantojnë kulturën shqiptare.
Ata i kanë përgëzuar shumë bashkatdhetarë, duke thënë se ndihen krenarë se janë shqiptarë.
Në një postim të kësaj shoqate shkruhej: “Duke festuar të qenit shqiptarë dhe duke përjetuar kultura të tjera!”