Shkurt.ch

Presidentja Schlumpf në mbrojtje të presidentit të Bankës

Widmer Schlumpf ka marrë në mbrojtje presidentin e Bankës Nacionale të Zvicrës ka asnjë arsye për të ndërprerë bashkëpunimin me të

Presidentja e vendit, Eveline Widmer-Schlumpf është shprehur mbrëmë për herë të parë publikisht lidhur me aferën “Hildenbrand”.

Ajo, në emisionin e njohur televiziv të debatit në sf1, “Arena” ka drejtuar kritika për faktin e “rrjedhjes” jashtë të të dhënave bankare të presidentit të Bankës Nacionale të Zvicrës. Kjo, për presidenten, është “e pakuptueshme.

Widmer Schlumpf, me këtë rast ka marrë në mbrojtje presidentin e Bankës Nacionale të Zvicrës, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për të ndërprerë bashkëpunimin me z. Hildebrand.