Shkurt.ch
Prej sot, Gjermania hap kufijtë për “shopping turistët” nga Zvicra
Nuk ka më asnjë kufizim në rregullin 24-orësh. Përveç heqjes së detyrimit të karantinës nuk kërkohet më as test negativ i koronës për hyrjen në Gjermani
Duke filluar nga sot, 13 maj, hyn në fuqi një lehtësim i madh në trafikun kufitar me Gjermaninë. Ky shtet ka zbutur kriteret e hyrjes, me efekt të menjëhershëm: turizmi ditor dhe ai për blerje lejohen përsëri, shkruan gazeta gjermane e Baden Württemberg-ut, “Südkurier”.
Qëndrimi në zonën afër kufirit është tani i mundshëm për 24 orë, pa kufizime.
Nga e enjtja, 13 maj, njerëzit edhe nga “zonat e rrezikut”, ku llogaritet edhe Zvicra, do të kenë mundësi të hyjnë në Gjermani për 24 orë, pa ju nënshtruar karantinës, transmeton albinfo.ch. Arsyeja e udhëtimit nuk ka rëndësi.
Deri më tani, qytetarët zviceranë nuk janë lejuar të udhëtojnë në Gjermani për arsye turistike ose për “shopping”.
Siç raporton “Südkurier”, nuk ka më asnjë kufizim në rregullin 24-orësh, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu, krahas heqjes së detyrimit të karantinës nuk kërkohet më as testi negativ i koronës për hyrjen në Gjermani.
Zvicra gjithashtu do të përfitojë nga kjo risi, pasi udhëtimet ditore për njerëzit nga Gjermania janë përsëri të mundshme edhe në drejtim të kundërt – për shembull për një udhëtim ditor, ose një vizitë në restorant.
Zvicra vazhdon të konsiderojë njësitë federale gjermane si Saksonia dhe Thuringeni si zona me rrezik. Kushdo që hyn nga atje, mes të tjerash, duhet të vendoset në karantinë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor