Shkurt.ch

Prej sonte, llogaritja dimërore e kohës

E gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën 3 të mëngjesit të ktheni akrepat e orës për një orë mbrapa, ashtu që ora të bëhet 2

Sonte, respektivisht natën në mes të të shtunës dhe të dielës, 29/30 tetor, fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera. E gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën 3 të mëngjesit të ktheni akrepat e orës për një orë mbrapa, ashtu që ora të bëhet 2.

Me këtë veprim, ata që nuk punojnë sonte, e zgjasin kohën e gjumit për një orë më shumë.

Llogaritja e kohës sipas skemës verore/dimërore ka filluar në kuadrin e shteteve të BE-së në vitet e shtatëdhjeta. Me këtë rregullim synohej që të shfrytëzohej më shumë drita e ditës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.

Por, gjithnjë më shumë shkencëtarë hedhin dyshime rreth dobisë që mund të sjellë një masë e tillë.