Shkurt.ch

Postieri bartet zvarrë nga treni

Një punëtor 47 vjeçar i postës është bartur zvarrë nga treni, në një gjatësi prej 3 kilometrash, në relacionin Baar-Zug. Atij i ishte ngatërruar krahu në derën e një vagoni të bagazheve.

Dera ishte mbyllur papritur, derisa  punëtori ishte duke shkarkuar paketat nga vagoni, dhe kështu ia kishte zënë atij krahun.

Kur treni ishte nisur, e kishta bartur atë zvarrë deri në stacionin e ardhshëm, në Zug, që ishte tri kilometra larg. Vetëm këtu, postieri ia del të çlirohet, pa ndihmën e askujt. Ai ka pësuar lëndime të rënda në këmbë.