Shkurt.ch

Portugezët, protestë kundër mosfinancimit të mësimit plotesues

Mbi 200 portugezë kanë protestuar të shtunën në Bernë kundër programeve për kursim të qeverisë së Portugalisë. Planet për kursim prekin para së gjithash mësimin plotësues në gjuhën amtare të fëmijëve portugezë në Zvicër.

Protestuesit kanë kërkuar nga Qeveria e Zvicrës që të ndërmjetësojë te autoritetet portugeze për të vazhduar financimin e mësimit të përmendur. Ata po kështu kanë tërhequr vëmendjen edhe për uljen e madhe të pagave me të cilën po përballen të punësuarit në Ambasadën dhe në konsullatat portugeze në Zvicër. Bashkorganizatore e protestës ka qenë edhe sindikata Unia.

Protesta është shoqëruar me flamuj, daulle dhe me muzikë popullore portugeze.