Sport

Portieri i Manzit i bën të gjithë të qeshin

“Kam menduar se topi ishte pika e bardhë e penalltisë”, deklaroi ai pas ndeshjes

Një moment mjaft qesharak ka ndodhur në sfidën e Bundesligës ndërmjet Borussia Moenchengladbach dhe Mainzit, ku protagonist u bë portieri, shkruan albinfo.ch.

Mainz ishte duke fituar 0:1, derisa në minutën e 31-të, portieri i kësaj skuadre, Robin Zentner, mori në top në zonë, dhe pothuajse nuk bëri një gabim fatal.

Portieri Zenter nuk e vërejti se topin nuk e kishte më në këmbët e tij, pasi kishte lëvizur, derisa ai ka ngatërruar topin me pikën e bardhë të penalltisë.

Sidoqoftë, ai pa me shumë vonesë se pikën e bardhë të penalltisë nuk mund të godiste derisa topin e kishte prapa tij. Megjithatë, në fund e largoi me shumë vështirësi.

“Kam menduar se topi ishte pika e bardhë e penalltisë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Nuk munguan ngacmimet ndaj tij, derisa video është përhapur me të madhe në rrjetet sociale, dhe në mediat e ndryshme në mbarë botën. Një moment mjaft qesharak nga Bundesliga.