Jeta në Zvicër

Politikani zviceran, Nausen, i kënaqur me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Një nder i veçantë për drejtorin e sigurisë në qytetin e Bernit, Reto Nause (CVP), i cili të martën është shpërblyer me një medalje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan derbund.ch.

Të martën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë Reto Nausen. Krahas tij, këtë medalje e kanë fituar edhe Gjon Berisha dhe Loris Castriota Skanderbegun. Kjo e fundit është pasardhëse e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, përcjell albinfo.ch. Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqiptare.

Politikanit zviceran, Reto Nausen, i është shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.

Nausen kujtoi fjalimin e tij përpara dy vjetësh, kur në Ditën e pavarësisë tha se “prezenca e kosovarëve në Zvicër është një fitore”.  Ata janë, shtoi Nase, një grup i fuqishëm, i integruar dhe që kanë ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë zvicerane. “Banorët e Kosovës thjesht kanë gjetur një shtëpi të dytë  në Zvicër”, tha më tej Nausen.