Kosova
Bastisje, arrestime, euro, dollarë e franga, detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës
Lirohet në procedurë të rregullt njëri nga të burgosurit
Pas një aksioni nga Policia e Kosovës, është liruar njëri nga të dyshuarit për keqpërdorime me subvencione bujqësore.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka dhënë edhe detaje të reja lidhur me aksionet që janë zhvilluar ditën e mërkurë, përcjell albinfo.ch.
“Më 24.02.2021 hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni ‘Subvencioni 2021’ kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Policia po ashtu ka treguar se çfarë kanë sekuestruar gjatë aksionit.
“Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyra dhe vendbanime të personave, ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes