Lajme
Policia austriake, në gatishmëri për atentat të mundshëm terrorist
Në Vjenë policia është vënë në gatishmëri të lartë për shkak të një kërcënimi të mundshëm terrorist.
Ka indikacione për një komplot islamik për të sulmuar institucionet fetare, tha policia në Twitter. Prania e patrullave dhe njësive kundër terrorizmit është përforcuar në rrugë dhe objektet potencialisht të kërcënuara janë objekt i mbikëqyrjes së shtuar, përcjell albinfo.at
Një zëdhënës i Policisë ka thënë për ORF se nuk kishte arsye për panik dhe se nuk kishte asnjë rrezik të afërt. Vendimi për të publikuar vlerësimin e autoriteteve u mor thjesht për të shpjeguar praninë e shtuar të policisë. Nëse një vend konkret kërcënohet nga një rrezik konkret, policia vjeneze do të informojë menjëherë.
Policia bëri thirrje që të mos filmohen zyrtarët, të mos fotografohen ata dhe të mos postohen pamje të tilla në rrjetet sociale.
Në nëntor 2020, një sulm në qendër të Vjenës la katër të vdekur dhe 23 të plagosur. Autori dyshohet se ishte simpatizant i “Shteti Islamik”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor