Shkurt.ch
Polici nigerian ndjek dilerët e drogës në Zvicër
Në patrullat e ndjekjes së tregtarëve të drogës në St. Gallen gjatë dy javëve të ardhshme do të jetë edhe një zyrtar policor nga Nigeria.
Lufta kundër kriminalitetit me narkotikë të ushtruar nga azilkërkuesit nigerianë, ka shtyrë policinë zvicerane që të ndërmarrë një hap të pazakonshëm. Kështu, në kuadër të një piloti projekt së bashku me policët e St. Gallenit në patrullat e ndjekjes së tregtarëve të drogës gjatë dy javëve të ardhshme do të jetë edhe një zyrtar policor nga Nigeria.
Projekti është duke u realizuar në bashkëpunim ehde me kantonet e Gjenevës dhe të Zugut, shkruan 20mimnuten.ch.
Deri në fund të tetorit edhe dy zyrtarë tjerë policorë nga Nigeria do të ndihmojnë kolegët e tyre të St. Gallenit për ndjekjen e dilerëve nigerianë të drogës.
“Nga ky shkëmbim shpresojmë të marrim njohuri të reja lidhur me strukturat që veprojnë në tregtinë e drogës”, ka thënë këshilltari i qytetit, përgjegjës për policinë, Nini Cozzio. Kjo, për faktin se një pjesë e madhe e shitësve të drogës në St. Gallen vjen pikërisht nga Nigeria.
Projekti vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt në mes të Nigerisë dhe Zvicrës për bashkëpunim në fushën e migracionit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor