Shkurt.ch

Platformë e re për kujdestaret e pleqve

CareInfo si një platformë informatsh dhe diskutimesh është plasuar nga Qendra profesionale për barazi e qytetit të Cyrihut

Personat, kryesisht femra të ardhura nga jashtë, që punojnë, shpesh në baza tërëditore në përkujdesjen për të moshuarit në Zvicër, vuajnë nga izolimi. Për të tejkaluar këtë situatë, ato kanë themeluar një platformë në internet me emrin CareInfo, e cila u jep mundësinë të vendosin kontakte me kolegët nga kjo fushë dhe të këmbejnë përvojat mes vete.

Careinfo nuk u drejtohet vetëm të punësuar-ave në këtë degë por edhe personave që në bazë private përkujdesen për të moshuarit  si dhe profesionistëve. Edhe familjet që duan të angazhojnë një person që kujdeset për të moshuarit, do të përfitojnë nga kjo platformë,  thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar të martën.

CareInfo si një platformë informatsh dhe diskutimesh është plasuar nga Qendra profesionale për barazi e qytetit të Cyrihut. Informatat, përveç në gjuhët e vendit do të jepen edhe në gjuhën polake dhe hungareze, pasi që kujdestaret e të moshuarve vinë më së shumti nga Polonia dhe Hungaria.

Synim i kësaj platforme që fillimisht është lansuar vetëm në kantonin e Cyrihut është që ajo të zgjerohet edhe në kantonet tjera të Zvicrës.