CH-Ballkani

Plaçkitet pushuesi nga Kosova, i vjedhin euro, dollarë e franga zvicerane

Atij i janë vjedhur sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një person nga Prizreni është plaçkitur në Ksamil, aty ku po kalonte pushimet, përcjell albinfo.ch.

Atij i janë vjedhur sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente.

“Me datë 21.08.2017, gjatë natës, në lagjen ”Baxho” Ksamil, shtetasit R.O, vjeç 39, banues Prizren, në banesën ku rrinte me qira i kanë vjedhur një portofol me një sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.