Shkurt.ch

Plaçkit bankën dhe “ik” me tren

Rreth mesditës së të hënës një person ka detyruar, duke e kërcënuar me thikë, një punëtor të raiffeisen bank në Anzere të Valisit që t`ia jepte disa dhjetëra mijë franga.

Me plaçkën e fituar ai ik në drejtim të panjohur, shkruan swissinfo.ch.

Por, ajo që konstatohet disa orë më vonë, tregon për “profesionalizmin” e mangët të hajnit. Ai, thjesht, sikur çdo udhëtar normal, kishte hipur në një tren me qëllim që të shkonte në një qytet tjetër të Valisit. Me vete kishte gjithë çantën ku kishte paratë.