Kosova

Pjesa e parë pa gola në Bazel

Në stadiumin St. Jakob-Park në Basel po zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar me rezultat 0:0, përcjell albinfo.ch.

Në gjysmën e parë të kësaj pjese Zvicra ka dominuar me raste shënimi dhe aksione, ndërkaq në minutën e 40-të Elbasan Rashani ka lëshuar rastin e vetëm të Kosovës për shënim, pasi goditi me kokë topin, i cili shkoi shumë pranë portës.