Integrimi
Përforcimi i gjermanishtes te nxënësit me prejardhje të huaj
Qëllimi i projektit të Univesritetit të Hamburgut është që të përgatisë sa më mirë nxënësit me sfond migracioni për kohën e universitetit
Se në shkolla fëmijët e të huajve e kanë më të vështirë se fëmijët gjermanë, është një gjë e ditur. Ata nuk janë më pak inteligjentë se të tjerët, por defektet në gjermanisht bëhen pengesë.
Në këtë universitet,që nga viti 2005 ofrohet një program, i cili u mundëson fëmijëve të përmirësojnë njohuritë e gjermanishtes, shkruan DW në gjuhën shqipe.
Të rinjtë dhe mësuesja e tyre analizojnë një tekst në gjermanisht: “Bauhaus në Desau është sot një muzeum, që rrëfen për një akademi arti, që në vitet 20-të zhvilloi një stil të ri…” Gertrude e lexon këtë tekst për stilin Bauhaus. Ajo dhe nxënësit nuk e kuptojnë mirë se çfarë nënkupton ai. Mësuesja Lisa Misonzhnikova trajnon sot sërish aftësinë e të kuptuarit të teksteve tek nxënësit. Sepse fjalori i fëmijëve me sfond migracioni shpesh është shumë i kufizuar. Edhe në gramatikë ata paraqesin dobësi.
Janë nxënës, që kanë përfunduar shkollën e nivelit të II dhe mund të shkojnë në gjimnaz vitin e ri shkollor, për të përfunduar maturën. Mësuesja shpjegon: “Nuk bëhet fjalë vetëm për gjuhën, fjalët, por për njohuri. Sot kemi lexuar një tekst për “Bauhaus”, fëmijët gjermanë ndoshta e dinë, përse bëhet fjalë. Ata kanë më shumë mundësi, e bisedojnë çdo gjë me prindërit e tyre, por fëmijët e këtyre prindërve nuk i kanë këto njohuri.”
Lisa Misonzhnikova jep mësim prej katër vjetësh në këtë seminar të universitetit të Hamburgut. Me fëmijët është krijuar marrëdhënie e mirë, kjo duket edhe në atmosferën e klasës. Të gjithë janë të përqëndruar, megjithëse me shumë dëshirë do të kishin shijuar mbrëmjen e verës.
Ata kanë ardhur këtu për të përmirësuar gjermanishten. Të gjithë janë vajza dhe djem të zgjuar. Por prindërit e tyre vijnë nga Irani, Afganistani, Gana dhe India. Në shtëpi flitet gjuha amtare, shpesh ata nuk i kuptojnë mirë detyrat. Ariani rrëfen: “Para se të vija këtu, nuk e dija përse bëhej fjalë. Por që kur ndjek seminarin nota imë është përmirësuar nga e pamjaftueshme në një notë të mirë.”
Përmbajtja gjuhësore e lëndëve, në fokus të programit
Profesor Ursula Neumann, drejtoresha e projektit sqaron se fëmijëve me sfond migracioni iu ofrohet ndihmë në lëndët e gjermanishtes, matematikes, anglishtes që nga klasa e katërt. “Ideja është që pjesë gjuhësore të lëndëve shkollore të fokusohen më shumë, por jo të injorohet mësimi i lëndëve të caktuara. Në shkollë ndodh shpesh që mësuesit nuk i kushtojnë vëmendje pikërisht përmbajtjes gjuhësore, sepse kjo shihet si parakusht.”
Mësuesit i shikonin se ku kishin defekte nxënësit, por nuk dinin si t’i ndihmonin. Prof. Neumann: “Kur shoh një nxënëse të ciklit të lartë të gjimnazit ajo ia ka dalë deri aty dhe tani kërkesat rriten, ato ajo vetëm mund t’i përmbushë me këtë ndihmesë. Kështu arrin një mesatare më të mirë mature dhe parë nga numri i kufizuar i kërkesave për degë studimore, të arrijë të studiojë në degën, që do.” Pikërisht ky është edhe qëllimi i projektit. Të përgatisë sa më mirë nxënësit me sfond migracioni për kohën e universitetit. Për këtë vijnë në ndihmë si mësues studentët e pedagogjisë, të cilët vetë kanë sfond migracioni.
Mësues e nxënës me prejardhje të huaj
Edhe për Lisa Misonzhnikova gjermanishtja është gjuhë e huaj. Në Shën Peterburg ajo ka studiuar gjermanistikë në vitin 2002. “Kur erdha fillimisht dhe më duhej të jepja mësim në gjermanisht, nuk ishte e lehtë. Nuk i dija në gjermanisht emrat për artikujt shkollorë. Ne kishim mësuar një gjuhë tjetër, atë të Gëtes dhe Shilerit. Pra se çfarë është korrigjuesi nuk e dija. Këtë ma mësuan fëmijët.”
Pikërisht kjo përvojë e lidh atë me fëmijët. Pas pushimeve të verës, Lisa do të punojë si mësuese. Përvojën në këtë seminar ajo do ta marrë me vete për të pasur një vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve me sfond migracioni, përfundon DW.de.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës