Shkurt.ch

Për shkak të krizës, më pak çokollata të shitura

Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt & SPRUNGLI ka shitur më pak produkte të çokollatës vitin e kaluar

Për këtë kishte ndikuar kriza e borxhit dhe frangu i fortë.

Kompania ka shitur produkte me vlerë rreth 2,5 miliardë franga, rreth 3,5 për qind më pak se vitin e kaluar.

Prodhuesi çokollatës “Lindt & SPRUNGLI” ka fituar gjatë 2011 rreth 2.49 miliardë franga, ndërsa një vit më herët kishte realizuar një fitim prej 2,58 miliardë frangash, ose rreth 3.5 për qind më shumë se vitin 2011.

Megjithatë zviceranët kanë shënuar rekord në blerjen e çokollatave

Mirëpo e njëjta kompani ka arritur objektivat e veta brenda Zvicrës, madje ka shënuar rritje për gjashtë për qind.Përveç kësaj, “Lindt & SPRUNGLI”, në një ambient të vështirë ekonomike është rritur me shpejtësi dhe ka fituar pjesë të rëndësishme të tregut, thuhet në një deklaratë të “Lindt & SPRUNGLI” .Prodhuesi i çkollatave “Lindt & SPRUNGLI” është rritur edhe në tregjet kryesore në SHBA, Francë dhe Gjermani, por jo edhe në Spanjë dhe Australi.Për vitin aktual, “Lindt & SPRUNGLI” vazhdon të jetë optimist se do të ketë rritje.