Shkurt.ch

Për publikimin e prejardhjes së parave

Mocioni, në favor të cilit votuan 22 ndërsa kundër 18 deputetë, kërkon që detyrimi për transparencë të futet në ligj

Dhoma e kantoneve e parlamentit të Zvicrës ka votuar dje me 22 vota për dhe 18 kundër, për një mocion që kërkon transparencë për burimet e financimit të partive e kundër të cilit ka qenë Qeveria Federale.

Mocioni i bërë nga komisioni për politikë shtetërore i parlamentit, kërkon që detyrimi për transparencë të futet edhe në ligj.

Kështu, komitetet ose organizatat që angazhohen për ose kundër projekteve të ndryshme dhe kanë në duar shuma të mëdha të hollash, duhet t`ia paraqesin këtë Zyrës Federale. Pastaj, federata duhet t`i publikojë te dhënat për këto mjete, para votimit ose referendumit.

Aktuaslisht vetëm në kantonin e Gjenevës dhe në atë të Tiçinos është i detyrueshëm publikimi i prejardhjes së parave.