CH-Ballkani

Për 24 orë janë kthyer 157 shqiptarë

Vetëm për 24 orë janë kthyer 157 shqiptarë, 131 nga Gjermania dhe 26 nga Franca

Shqiptarëve vazhdon t’iu refuzohet azili në Gjermani dhe në Francë. Vetëm për 24 orë janë kthyer 157 shqiptarë, 131 nga Gjermania dhe 26 nga Franca, shkruajnë mediat shqiptare.

Policia e Shqipërisë iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos tentojnë të shkojnë në rrugë të ndryshme, pasi nuk iu jepet azili dhe gjasat që të qëndrojnë në këto vende është zero, përcjell albinfo.ch.

Kjo ka sjell edhe efekt sepse ka rënë numri i shqiptarëve që zgjedhjen ilegale për të shkuar drejt perëndimit.