Kosova

PDK dhe AAK: Jemi kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e kryetares së Kosovës.

Hoxhaj thotë se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet procesin e konstituimit të institucioneve shtetërore, të cilat duhet të ofrojnë stabilitet të brendshëm, përballim me pandeminë dhe krizën ekonomike, si dhe ta forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Kundër zgjedhjes së Osmanit në krye të shtetit është deklaruar edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa partitë e komuniteteve joshumicë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Osmanin.

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, që i bie 80 vota për të deputetëve. /Albinfo.ch