Shkurt.ch
Parlamenti kundër regjistrave për pedofilët
Kundërshtimi për futjen në këta regjistra ka ardhur për shkakun se pritet rregullimi i ri i kësaj materieje me revidimin e ligjit penal
Dhoma e kantoneve e Parlamentit Federal të Zvicrës ka kundërshtuar mocionin për mbajtjen e një regjistri të pedofilëve në shkallë vendi. Këtë mocion e kishte propozuar deputetja e SVP-së në dhomën federale, Natalie Ricklin dhe ai ka pasur dje në dhomën e kantoneve votimin e dytë dhe përfundimtar pas atij të bërë në dhomën nacionale.
Mocioni i hedhur poshtë kërkonte që, duke i futur në regjistra në nivel të Zvicrës të dhënat e pedofilëve të ndëshkuar, të veprohej më fuqishëm kundër pedofilëve dhe dhunuesve të tjerë. Kundërshtimi për futjen në këta regjistra ka ardhur për shkak se kjo dhomë pret rregullimin e ri të kësaj materie që do të bëhet me revidimin e ligjit penal.
Ndërkohë, Dhoma e kantoneve është shprehur e vendosur në kërkesën që denoncimi i rasteve të dyshimit për abuzim të fëmijëve të jetë i detyrueshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor