Shkurt.ch
Parlamenti kundër migracionit me sistem pikash
Ky sistem u hodh poshtë sepse Zvicra ka nevojë edhe për të huaj me kualifikime më të ulëta, në gastronomi dhe në bujqësi
Dhoma Nacionale e Parlamentit Federal ka hedhur poshtë një kërkesë të grupit parlamentar të SVP-UDC-së për të vendosur sistemin e pikave për dirigjimin e migracionit në Zvicër.
Ky sistem parashihte që në Zvicër të mund të vendoseshin të huajt që plotësojnë kriteret e caktuara, kryesisht nga pikëpamja e ngritjes së tyre arsimore, ose “pikat”. Në këtë mënyrë sipas propozuesve, do të evitohej ardhja e të huajve të padëshiruar.
Sistemi i pikave aplikohet në SHBA, Kanada dhe Australi.
Ndërkaq, kundërshtarët e këtij sistemi u shprehën se ky sistem nuk është i përshtatshëm për Zvicrën. Vendi ka nevojë edhe për të huaj me kualifikime më të ulëta, sidomos në gastronomi dhe në bujqësi, e jo vetëm për të huaj të arsimuar, kanë thënë kundërshtarët.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës