Shkurt.ch
Parlamenti kundër ashpërsimit të masave për duhanin
Iniciativa për ashpërsimin e masave ndaj duhanpirjes, sipas deputetëve, është tepër radikale me kërkesat e saj
Dhoma e kantoneve (senati) e Parlamentit Federal të Zvicrës ka votuar kundër ashpërsimit të mëtejmë të ndalimit ekzistues të konsumimit të duhanit në restorante dhe në bare. Një qëndrim të tillë e ka mbrojtur më parë edhe dhoma nacionale.
Të dy dhomat i rekomandojnë popullit një Jo ndaj iniciativës popullore “Mbrojtje nga tymosja pasive e duhanit”, të iniciuar nga Lungenliga.
Një numër deputetësh duke arsyetuar votimin e tyre kanë thënë se nuk dëshirojnë që edhe njëherë të nxisin nga fillimi debatin për ndalimin e duhanit. Veç kësaj, iniciativa, sipas tyre është tepër radikale me kërkesat e saj.
Njëra ndër kërkesat e iniciativës është që të vetmet hapësira ku mund të pihet duhani të mbeten ato pa shërbyes. Po ashtu sipas iniciativës, nuk do të lejoheshin më as lokalet e vogla për pirje të duhanit si dhe do të ndalohej tymosja e duhanit në të gjitha vendet e punës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës