Shkurt.ch

Parlamenti i Zvicrës për blerje të aeroplanëve të rinj luftarakë

Qeveria Federale duhet të vendosë qysh gjatë këtij viti se cili tip i aeroplanëve duhet të blihet

Komisioni për politikë të sigurisë në Parlamentin Nacional ka kërkuar që Zvicra të blejë së shpejti aeroplanë të rinj luftarakë. Nisur nga kjo, Qeveria Federale duhet të vendosë qysh gjatë këtij viti se cili tip i aeroplanëve duhet të blihet.

Sipas komisionit, blerja e aeroplanëve duhet të bëhet tërësisht përmes buxhetit për pajisje ushtarake. Për këtë arsye ai kërkon që ky buxhet të rritet nga 4.4 miliardë franga sa është sot në 5 miliardë franga.

Me këtë qëndrim, komisioni për politikë të sigurisë bie në kundërshtim me Dhomën e kantoneve të Parlamentit Nacional. Kjo e fundit dëshiron po ashtu blerje sa më të shpejtë të aeroplanëve luftarakë por kërkon që kjo të bëhet përmes një buxheti tjetër, shtesë.

Në një rast të tillë, do të duhej që për blerjen e aeroplanëve të vendosë populli me votim të drejtpërdrejtë.