Shkurt.ch

Pakënaqësia me frangun e forcuar, shton përkrahësit e socialdemokratëve

Partitë: FDP dhe SVP-UDC kanë shënuar rënie, ndërsa CVP dhe të Gjelbrit në nivelin e njëjtë

Në barometrin e gjashtë zgjedhor për këtë vit, të realizuar nga instituti gfs.bern me porosi të SRG, Partia Socialdemokrate (SP) ka shënuar për herë të parë këtë vit një ngritje.

Bëhet fjalë për rritje të kësaj partie për vetëm 1% krahasuar me zgjedhjet 2007. Mirëpo pas një kohe të gjatë rëniesh të vazhdueshme të saj, ngritja në 20.5% shihet si sukses.

Pakënaqësitë me gjendjen finaciare dhe kryeisht forcimi i frangut kanë ndikuar në forcimin e SP-së. thonë njohëst e rrethanave.

Në vendin e parë vazhdon të mbetet SVP-UDC, e cila me gjithë rënien prej 0.9%. ka për vete ende 28% të votuesve zviceranë.

Partia Liberale (FDP) ka shënuar një humbje prej 2.1% dhe numëron 15.6%. Ndërsa CVP (Partia Demokristiane) edhe sipas këtij sondazhi ka po aq sa ka pasur b^^në vitin 2007, pra 14.5%. Të gjelbrit kanë një rënie fare simbolike, nga 9.6% në 9.5%.

Partia E gjelbër Liberale me 4.5% ka 3.1% më shumë se në vitin 2007, ndërsa BDP (Partia Qytetare Dempokratike) është zgjedhur nga 3.1% e të anketuarve.

Sondazhi është realizuar nga 23 gushti dei müe 3 shtator. Janë pyetur përmes telefonit 2009 pjesëmarrës të zgjedhjeve. Kuota e gabimeve vlerësohet plus-minus 2.2%