Kosova
Osmani në Këshillin Konsultativ për Komunitete: Mbrojtja, siguria dhe dinjiteti i çdo individi, janë prioritet
Këshilli Konsultativ për Komunitete, nën udhëheqjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur mbledhjen konstituive me përbërjen e re.
Sipas presidentes Osmani, Këshilli Konsultativ për Komunitete është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët. Në fjalimin e saj, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e saj të palëkundur për të siguruar që çdo qytetar – pa dallim etnie, feje apo gjuhe – të ndihet pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë së Kosovës. Presidentja Osmani vuri në dukje arritjet kryesore të këtij këshilli përgjatë këtij viti, duke ofruar mbështetjen e plotë në përmbushje të objektivave.
Në fjalimin e saj ndër të tjera, presidentja Osmani ripohoi prioritetin e Presidencës për ta mbrojtur sigurinë dhe dinjitetin e çdo individi, duke siguruar që asnjë qytetar të mos margjinalizohet apo të diskriminohet.
“Një Kosovë e sigurt për fëmijët tanë, në një botë ku siguria çdo ditë e më shumë rrezikohet nga forca të errëta dhe destabilizuese, është një synim që na bashkon të gjithëve.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025