Kosova
Osmani e Kurti takojnë sot përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së
Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë caktuar për sot mbajtjen e takimeve me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës, të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve.
Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhaj do të mbahet në orën 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në orën 13:30.
Ndërsa, kryetari i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të procesit zgjedhor ka njoftuar se nuk do të mund të shkojë për sot në takimin e ftuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.
Abdixhiku ka thënë se ka të pamundur pjesëmarrjen në takim, ndërkaq ka propozuar që ky takim të zhvillohet të premten.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës