Shkurt.ch

Orteku mbyt katër zviceranë në Norvegji

Ka vdekur edhe një francez. Vetëm një zviceran ka arritur të shpëtonte vetë nga masa e borës

Në një fatkeqësi që ka ndodhur në veri të Norvegjisë kanë humbur jetën katër zviceranë alpinistë, njofton Departamenti i Punëve të jashtme i Zvicrës. Krahas tyre, jetën e ka humbur nga orteku edhe një francez.

Orteku me një gjerësi prej një kilometri ka kapur gjithsej 6 persona. Vetëm një zviceran ka arritur të shpëtonte vetë nga masa e borës.

Të gjashtët kishin qenë pjesë e një grupi prej 12 vetash që po shkonin në malin Sorbmegaisa.

Identiteti i të vdekurve ende nuk bëhet i njohur