Futboll

Orari i Zvicrës në Botëror

Helvetikët janë në grup me Kamerunin, Serbinë dhe Brazilin

Më 20 nëntor fillon Kampionati Botëror. Mes polemikave rreth përzgjedhjes dhe trajtimit të punëtorëve, Katari duket se është i gatshëm për ngjarjen më të madhe futbollistike.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 18 dhjetor, ndërsa 32 kombëtare garojnë për trofeun e çmuar, shkruan albinfo.ch.

Zvicra ndodhet në Grupin G, ku bën pjesë edhe Kameruni, Serbia dhe Brazili.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndaj Kamerunit më 24 nëntor, nga ora 11:00, kurse ndeshja e dytë zhvillohet ndaj Brazilit më 28 nëntor, nga ora 17:00. Takimi i fundit zhvillohet më 2 dhjetor kundër Serbisë nga ora 20:00. Dy kombëtaret e para kualifikohen në 1/8 e finales.