Kosova
Oficerët e FSK-së diplomojnë në SHBA
Dy oficerët e Forcës së Kosovës, kapiten Çlirim Morina dhe kapiten Bardhyl Dugolli kanë përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Qendrën e Ekselencës së Manovrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përshkrimin që FSK-ja i ka bërë këtij njoftimi thuhet se ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.
“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas tyre, oficerët kosovarë kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025