Lajme

Numri i të sëmurëve, të vdekurve dhe të shëruarve nga koronavirusi në Zvicër

Numri i infeksioneve i ditëve të fundit, sipas BAG dëshmon për një “rrafshim” ose zbutje të ndjeshme të rritjes së epidemisë në krahasim me javët e kaluara

Numri i infektimeve të konfirmuara që kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Zvicër është 547. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm është rritur në 22.789 raste, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Numri i infeksioneve i ditëve të fundit, sipas BAG dëshmon për një “rrafshim” ose zbutje të ndjeshme të rritjes së epidemisë në krahasim me javët e kaluara, transmeton albinfo.ch. Kështu, shifra e përmendur, e regjistruar sot, (547) është më e ulët se ajo e dy ditëve të kaluara (552 dhe 559).

Ndërsa javën e kaluar numri i të infektuarve të rinj është sjellë rreth 1000 në ditë.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19, sipas të dhënave të BAG, të publikuara në bazë të informatave të disponueshme në mëngjesin e të mërkurës, ka qenë 705, përcjell albinfo.ch. Por burime tjera flasin për 858 të vdekur (worldometers.info) gjegjësisht 866 ( corona-data.ch/.

Deri më tani në Zvicër janë shëruar 8704 persona të prekur nga koronavirusi.