Tematike
Numri i rasteve në Zvicër sërish në rritje, me fajin e kantoneve gjermane
Zhvillimet në kantonet si ai i Cyrihut me +11 për qind, Thurgau me +14, Basel-Landschaft me +5 ose Aargau me +3 nuk japin asnjë arsye për të shpresuar për një rënie mbarëkombëtare të numrit të rasteve
Të hënën, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), siç është shkruar tashmë, ka raportuar 9809 infeksione me koronavirus në tri ditët e fundit.
Mesatarja 7-ditore e infeksioneve të konfirmuara është tani 3,891. Të premten kjo mesatare ishte 3’744, ndërs një javë më parë ishte 3’817.
Pikërisht një javë më parë, të hënën e kaluar ishin raportuar 8781 infeksione të reja brenda tri ditësh ndërsa një javë para saj, 9750.
A është ka vazhduar kështu rrafshimi i kurbës? Jo, është shprehur ministri Berset dhe u ka bërë thirrje kantoneve në konferencën për media të mbajtur të premten.
“Nevojiten më shumë masa në kantone të caktuara” ka thënë ministri i shëndetësisë në një intervistë dhënë për SRF, duke iu referuar kryesisht kantoneve gjermanishtfolëse, transmeton albinfo.ch.
Kantonet si Graubünden, Schaffhausen dhe Thurgau tashmë kanë marrë apelin e Bersetit dhe kanë forcuar masat e tyre: Të gjithë restorantet në kantonin e Graubündenit do të mbyllen, kantoni i Schaffhausenit do të mbyllë muzetë dhe ambientet e fitnesit, ndër të tjera, ndërsa në kantonin e Thurgaut, veç tjerash, restorantet do të mbyllen një orë më herët.
Nga ana tjetër, kantoni i Aargaut nuk e ka përfillur paralajmërimin e ministrit. Ai nuk ka marrë fare masa të mëtejshme dhe i përmbahet konceptit ekzistues të mbrojtjes.
Kantoni po shqyrton masat e mëtejshme për të luftuar epidemitë “në konsultim të përhershëm me kantone të tjera dhe Këshillin Federal”, është thënë nga departamenti i shëndetësisë në Aarau.
Kërkesa e ministrit Berset drejtuar kantoneve, veçanërisht kantoneve zvicerane gjermanishtfolëse, për të marrë masa të reja nuk është e rastit, nëse shikojmë nga afër zhvillimin e numrit të rasteve në kantonet veç e veç.
Pas Ticinos, aktualisht numri më i lartë i rasteve është në St. Gallen, ose: 64 raste për 100,000 banorë, që përbën një rritje prej 13 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Zhvillimet në kantonet si ai i Cyrihut me +11 për qind, Thurgau me +14, Basel-Landschaft me +5 ose Aargau me +3 nuk japin asnjë arsye për të shpresuar për një rënie mbarëkombëtare të numrit të rasteve, përcjell albinfo.ch.
As në kantonet më të vogla, kurba nuk tregon asgjëe të mirë. Kështu, kantoni Nidwalden ka +54 për qind raste të reja, Kantoni Uri, për shembull, +18. Obwalden, Appenzell-Ausserrhoden dhe Basel-Stadt janë të vetmet kantone gjermanishtfolëse në të cilat numri i rasteve aktualisht ka një ulje të lehtë.
Nga ana tjetër, numrat në Zvicrën perëndimore, frankofone, po bien.
Në fillim të valës së dytë në Zvicër, kishte kritika të mëdha pikërisht për Zvicrën perëndimore. Në kantonet si Gjeneva dhe Vaudi kishte numër në rritje të rasteve.
Por, Zvicra perëndimore reagoi duke vendosur masa dhe kufizime drastike. Këto masa me sa duket kanë pasur efektin e tyre: Nëse shikoni zhvillimin gjatë shtatë ditëve të fundit, kurba shkon pjerrësisht poshtë, përcjell albinfo.ch. Në disa kantone si Jura, për shembull, numrat kanë rënë për gati 50 për qind brenda një jave.
Zhvillimi në kantonin e Gjenevës është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Rënia e numrit të rasteve me 26 për qind ka një ndikim shumë të fortë në zhvillimet në nivel të gjithë Zvicrës, sepse kantoni i Gjenevës ka mbi gjysmë milioni banorë.
Po tani?
Kantone të ndryshme si Cyrihu tashmë kanë njoftuar segjatë javës do të raportojnë mbi masat e reja, transmeton albinfo.ch. Në dritën e situatës së tensionuar nga koronavirusi, nuk duket e pamundur që Këshilli Federal të premten të urdhërojë edhe masa më të rrepta .
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes