Shkurt.ch

Nuk ndalohet “burka” në ambiente publike

Me hedhjen poshtë nga Dhoma e Kantoneve, mocioni për burka-t hiqet nga rendi i ditës në Parlamentin e Zvicrës

Dhoma e kantoneve e parlamentit të Zvicrës në një mbledhje të mbajtur dje ka vendosur që të mos ndalojë “burka”-n, mbulesën e grave myslimane. Ato edhe më tutje kanë të drejtë të lëvizin me burka nëpër qytet, të shfrytëzojnë komunikacionin etj.

Dhoma në fjalë me këtë rast ka hedhur poshtë një mocion i cili kërkonte ndalimin e bartjes së kësaj mbulese në mjetet e transportit publik dhe në paraqitjen para autoriteteve shtetërore.

Dhoma tjetër, ajo federale e kishte miratuar më parë këtë mocion. Mirëpo, me hedhjen poshtë nga Dhoma e Kantoneve, mocioni hiqet nga rendi i ditës në Parlamentin e Zvicrës.