Futboll

Nuhiu e Ajeti, me gola vendimtarë në Bundesligën e Austrisë

Futbollisti shqiptar, Atdhe Nuhiu, po luan me formë të mirë në Bundesligën e Austrisë, përcjell albinfo.at.

Në fakt, goli i tij ishte vendimtar te Altachu të dielën. Ish-sulmuesi i Kosovës shënoi golin e fitores në minutën e 92-të ndaj Hartbergut. Për sulmuesin 33-vjeçar ishte goli i shtatë i shënuar në 11 ndeshje në elitën e futbollit austriak.

Ka edhe një asistim, ndërsa dy gola i ka realizuar edhe për Kupë. Nuhiu ndaj Hartbergut luajti deri në fund.

Ndërkohë, fitoren skuadrës së tij ia ka siguruar edhe Albian Ajeti. Ajeti shënoi golin e tretë për Sturm Grazin që mposhti Wolfsbergerin me rezultat 3:2. Ajeti shënoi golin në minutën e 54-t, ndërsa luajti deri në minutën e 67-të.