Shkurt.ch

Norvegjia i kërkon ndihmë Zvicrës për atentatorin Breivik

Autoritetet norvegjeze janë duke kërkuar nga Zvicra që të marrë në pyetje një dëshmitar nga kantoni i Friburgut, lidhur me çështjen

Norvegjia i ka bërë Zvicrës një kërkesë për ndihmë lidhur me rastin e atentatit të kryer nga Anders Behring Breiwik në muajin korrik në Utoya të Norvegjisë.

Autoritetet norvegjeze janë duke kërkuar nga Zvicra që të marrë në pyetje një dëshmitar nga kantoni i Friburgut, që ka të bëjë me çështjen.

Një zëdhënëse e Zyrës federale për Drejtësi, ka konfirmuar njoftimin e gazetës “NZZ am Sonntag” që ka bërë fjalë rreth kërkesës së Norvegjisë bërë Zvicrës. Ajo ka sqaruar se Zyra Federale e ka deleguar rastin në Prokurorinë e Përgjithshme federale e cila e ka për detyrë të veprojë.

Breivik, një djathtist radikal dhe fundamentalist i krishterë, më 22 korrik kishte vrarë 78 persona në Utoya dhe Oslo.