Shkurt.ch

Nokia tërheq gjithë prodhimin nga Evropa

Kjo ndërmarrje finlandeze nga viti i ardhshëm do ta bartë gjithë prodhimin e telefonave mobilë në Azi, për të krijuar kështu mundësi kursimi

Prodhuesi i madh i telefonave mobilë Nokia ka vendosur të zhvendosë të gjitha kapacitetet prodhuese nga Evropa. Me këtë rast do të mbeten pa punë rreth 4000 veta.

Kjo ndërmarrje finlandeze nga viti i ardhshëm do ta bartë gjithë prodhimin e telefonave mobilë në Azi, për të krijuar kështu mundësi për kursime të mëtejme. Për këtë arsye do të shuhen vendet e punës në Finlandë, në Hungari dhe në Meksikë.

Prej disa kohësh, Nokia, ish lidere në prodhimin e telefonave mobilë, po përballet me rënie të fuqisë në treg. Në kuartalin e fundit fitimi i Nokia-s ka shënuar rënie për 70 për qind. Notia po ashtu kishte paralajmëruar shuarjen e rreth 10.000 vendeve të punës.