Ç’është albinfo.ch ?
Albinfo.ch është një projekt privat medial në internet, me qëllime jo-fitimprurëse, i cili propozon një botim të përditshëm falas në shqip të lajmeve rajonale dhe nacionale të Zvicrës, si dhe një sërë të shërbimeve në adresë të shqiptarëve në Zvicër .
Shumica e seksioneve të sajtit janë të përkthyera në gjermanisht dhe në frëngjisht. Albinfo.ch është një platformë e informacioneve, kontakteve, shkëmbimeve si dhe e shërbimeve të drejtuara kryesisht ndaj popullatës shqiptare në Zvicër, ndaj zviceranëve që interesohen për kulturën e vendeve të Ballkanit si dhe ndaj diasporave shqiptare që interesohen për situatën në vendet e prejardhjes, me një objektiv promovimin dhe kyçjen shoqërore të popullatave shqiptare në mjedisin ku jetojnë si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Duke qenë furnizuese e shërbimeve, kjo platformë ka për për qëllim të sjellë kontributin e saj në kyçjen, promovimin e individit si dhe të harmonisë të bashkësisë, në shumë plane, dhe në veçanti ndaj zhvillimit ekonomik të Ballkanit.
Ky projekt medial ka për qëllim të përgjigjet në mënyrë konkrete ndaj nevojave specifike të popullatave shqiptare përmes informatave dhe shërbimeve cilësore në shqip, gjermanisht dhe frëngjisht, mirëpo po ashtu edhe t`i kuptojë preokupimet me të cilat ballafaqohen këto popullata në lidhje me vendin e tyre të prejardhjes dhe vendin pritës, si dhe të nxisë mendimet me qëllim të përforcimit të resurseve personale dhe shoqërore të imigrantëve shqiptarë në Zvicër , por edhe të qytetarëve si dhe institucioneve zvicerane të cilat janë në kontakt të rregullt me këto popullata.
Albinfo.ch synon të krijojë një hapësirë lirie për gruan në diasporat shqiptare me qëllim që ajo të mundet të luajë një rol më të rëndësishëm në procesin e integrimit si dhe të zhvillimit të vendit të saj të prejardhjes. Informatat si dhe shërbimet drejt gruas do të jenë objekt i një përkujdesje të veçantë.
Mendohet se popullatat shqiptare në Zvicër mund të arrijnë numrin e 250'000 personave , prej të cilëve 200’000 janë me prejardhje nga Kosova .
|
Struktura organizative Ekipi redaktues i platformës albinfo.ch
Redaksia në Zvicër - Z. Bashkim Iseni , Drejtor (Lozanë) - Znja Vjosa Gërvalla , Zavendës-përgjegjëse (Lozanë) - Z. Blerim Shabani , Gazetar-korrespodent në Zvicrën gjermanofolëse (Cyrih) - Z. Sevdail Tahiri , Gazetar-korrespodent në Zvicrën gjermanofolëse (Cyrih) Korrespodentë të rregullt në Zvicër (sipas rendit alfabetik) - Z. Léonard Bender (Martigny) - Znja Barbara Burri-Sharani (Cyrih) - Z. Fitim Dalipi (Montreux) - Z. Bekim Dalipi ( Rorschach ) - Znja Ylfete Fanaj (Lucern) - Z. Nexhmedin Gërguri (Seuzach) - Z. Etrit Hasler (Sant Gall) - Z. Rromir Imami (Friburg) - Znja Ermira Islami (Friburg) - Z. Jeton Kryeziu (Lozanë) - Znja Mimoza Sejdiu (Cyrih) - Z. Nicolas Verdan (Lausanne) - Z. Setmer Selmani (Sport-Lozanë) - Z. Safet Sadiku (Basel)
Korrespodentë në Ballkan (sipas rendit alfabetik) - Znja Elisabeth Kaestli (Prishtinë) - M. Xhevdet Kallaba (Prishtinë ) - Z. Jeton Musliu (Prishtinë) - Z. Nazim Rashiti , korrespodent i BBC-së (Shkup) Video In & Out - Z. Shem S. Asllani (Lausanne)
Përkthyes për albinfo.ch - Znja Elena Avdija , shqip-frëngjisht - Znja Sarah Gretler, shqip-gjermanisht - Z. Samir Zejneli , shqip-gjermanisht Shoqata albinfo.ch
Organizata përgjegjëse e projektit albinfo.ch është shoqata albinfo.ch, e krijuar në Lozanë, në tetor të vitit 2009. Qëllimet, organet si dhe përgjegjësitë respektive në suaza të shoqatës janë të definuara me statutet e saj. Shoqata albinfo.ch përfshin personalitete të shquara zvicerane dhe me prejardhje nga Ballkani të dala nga qarqe të ndryshme profesionale (media, ekonomi, politikë, shkencë, sociokulturë, profesione liberale) që dëshirojnë të kontribuojnë në realizimin e objektivave për të cilat është përcaktuar platforma albinfo.ch. Komiteti 1. Znja Sarah Gretler , specialiste e shqiptarëve në Zvicër dhe përkthyese, Cyrih – kryetare e shoqatës albinfo.ch 2. Z. Léonard Bender , avokat, Martigny – nënkryetar i shoqatës albinfo.ch 3. Znja Denise Efionayi-Mäder , nëndrejtoreshë, Forumi zviceran për studimin e migrimeve dhe popullatave (FSM), Neuchâtel 4. Z. Hilmi Gashi , përgjegjës i programit për migrime, UNIA, Bernë 5. Z. Olivier Glassey , profesor media dhe interneti, Universiteti i Lozanës, Lozanë 6. Z. Eric Hoesli, Drejtor , Edipresse, Lozanë 7. Znja Albana Krasniqi , koordinatore dhe përfaqësuese e Universitetit Popullor Shqiptar, Gjenevë Këshilli strategjik (sipas rendit alfabetik) 1. Znja Ilirjana Bajramaj , Unioni i Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër, Bernë 2. Znja Regina Bühlmann , përgjegjëse për migrime, Konferenca e Drejtorëve Kantonalë të Shkollimit Publik, Bernë 3. Z. Thierry Delèze , Përgjegjës i redaksisë internet «20 minuten», Cyrih 4. Z. Ueli Leuenberger , këshilltar nacional, Të Gjelbërit, Gjenevë 5. Z. Naim Malaj , Ambasador i Republikës së Kosovës në Zvicër, Bernë 6. Z. Mahir Mustafa , i ngarkuar me programe, Fondacioni i fshatit të fëmijëve Pestalozzi, St.-Gallen 7. Z. Jean-Luc Oesch , Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, Bernë 8. Z. Claude Ruey , këshilltar nacional, Partia liberale, Lozanë 9. Znja Nicole Toperwien , konsultante, "State Concept" dhe anëtare e Komitetit Drejtues të «Causes communes suisses» (CCS), Bernë 10. Znja Géraldine Savary , këshilltare në dhomën e shtetit, Partia socialiste, Bernë 11. Z. Igli Tashi , asistent-Ligjërues, Shkolla e lartë komerciale (HEC), Universiteti i Lozanës 12. Z. Denis Torche , përgjegjës i programit për migrimet, Travail Suisse, Bernë 13. Z. Nicolas Verdan , gazetar i pavarur.
|