Lajme

Një ortek i madh bie në Riffelberg afër Zermatt, të paktën tre të zhdukur

Një ortek i madh ra në Zermatt të hënën e Pashkëve. Siç konfirmoi policia kantonale, një kërkim është duke u zhvilluar dhe deri më tani është e paqartë se sa persona janë të zhdukur.

Policia kantonale për Blick ka konfirmuar se një kërkim i madh është duke u zhvilluar. Autoritetet konfirmojnë se bëhet fjalë për një “ortek të madh”.

“Duket sikur tani janë tre ose katër helikopterë që kërkojnë njerëz të zhdukur”, kanë raportuar dëshmitarët, transmeton albinfo.ch.

Të paktën tre të zhdukur

Sipas policisë, ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë të zhdukur ndërkaq në njoftimin e autoriteteve në rrjetet sociale thuhet se bëhet fjalë për të paktën tre persona.

Dëbora mësohet se ka rënë në afërsi të stacionit Riffelberg – dhe, sipas policisë, ajo ka rënë në zonën larg pistës. Masat e borës nuk supozohet të kenë rënë në shpatet – për fat të mirë.

Niveli i katërt i paralajmërimit për ortek është aktualisht në fuqi në Zermatt dhe pjesë të tjera të Valais. Kjo do të thotë se ekziston një “rrezik i madh” që të bjerë borë.