Lajme

Një kosovar në rrjetin “ballkanik” të falsifikuesve të dokumenteve

Dokumentet e falsifikuara, të prodhuara në Serbi, “klientëve fundorë” ua shiste një shtetas 30 kosovar, vjeçar

Në Graz, Austri, është kapur një  bandë falsifikuesish të dokumenteve. Pjesëtarët e saj falsifikonin pasaporta, dokumente identifikimi, patentëshoferi dhe leje qëndrimi në Austri, për të huajt, transmeton albinfo.at.

Ata kishin fituar mijëra euro duke shitur dokumentet.

Në gjurmë të falsifikuesve, autoritetet kanë rënë kur, në muajin mars të këtij viti, kishin hasur në një patentshoferi të falsifikuar gjerman, shkruan krone.at. Ky dokument vinte nga “punëtoria” e katërshes diku në Serbi, ka bërë të ditur Drejtoria e Policisë së Landit, të mërkurën.

Më saktë, më 7 mars ky dokument fals u gjet te një shtetas 21 vjeçar kroat

Rezultatet e marrjes në pyetje të të riut çuan te një tjetër kroat (26 vjeç) i cili kishte me vete disa patentë shoferi false.

Punëtoria në Serbi

Hetimet e mëtejshme nga Komanda e Policisë së qytetit të Gracit dhe Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore kanë ardhur në përfunimin se një 36-vjeçar, shtetas serb vepronte si ndërmjetës, përcjell albinfo.at. Dokumentet e falsifikuara, të prodhuara në Serbi, ai ia ka kaluar një ndërmjetësi tjetër, kundrejt pagesës prej disa qindra eurosh. Ky, një kosovar 30-vjeçar, më në fund ua ka shitur dokumentet “klientëve fundorë”.

Katër personat, të gjithë me qëndrim në Graz janë raportuar, hetimet e mëtejshme janë ende në vazhdim.