Shkurt.ch

Nga temperaturat e ulëta plasin gypat e gazit

Në kantonin e Glarusit në shumë amvisni familjare ka rënë nga funksioni për rreth 4 orë furnizimi me gaz dhe për këtë arsye nuk ka qenë e mundur të përdoren stufat me gaz.

Arsye për këtë rënie është plasja e rrjetit të tubacioneve të gazit. Për shkak të ftohtësisë së madhe është përdorur më shumë gaz për ngrohje se zakonisht ndërsa distributorët nuk kanë mundur të liferojnë sasi të mjaftueshme për pasojë, presioni ka qenë shumë i ulët dhe kjo ka sjellë shkatërrimin e tubacioneve.

Sipas drejtorit të shërbimeve teknike të Glarusit, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë deri më tash.

Po kështu, prishje për shkak të temperaturave të ulëta ka pasur edhe në Ndërmarrjen Hekurudhore (SBB-CFF). Janë prishur stabilimente të ngrohjes, janë dëmtuar disa shina etj.