Kosova

Nga sot kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë kalohet pa test PCR

Është bërë e ditur se nga sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR, transmeton albinfo.ch.

Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen në shtete me rrezik të lartë për Covid-19”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.