Futboll

Nga Anglia, në Zvicër: Aventurë e re për sulmuesin shqiptar

Leon Dajaku është transferuar në Zvicër. Sulmuesi dardan, i cili në të kaluarën ishte pjesë e moshave të Bayern Munchen, është në pronësi të Sunderland prej verës së vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

21-vjeçari është huazuar te St Gallen, ekip që renditet në vendin e katërt në Superligën e Zvicrës dhe synon të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Dajaku është me origjinë nga Kosova dhe ka nisur karrierën në ekipin e të rinjve të VfB Stuttgart. Në verën e vitit 2019 ai kaloi në ekipin e dytë në FC Bayern Munich. Ai fillimisht ishte huazuar te Union Berlin, e pastaj edhe te Sunderland. Lojtari dardan ka luajtur me kombëtaret U17, U18, U19 dhe U20 të kombëtares gjermane.

 

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=595862205687693