Shkurt.ch

Neuchatel ka mbushur 1000 vjet

Jubileun e ka nderuar edhe anëtari i Qeverisë Federale, ministri Didier Burkhalter

Neuchateli, kryeqyteti i kantonit me të njëjtin emër ka përmbyllur dje manifestimet në shenjë të 1000 vjetorit të ekzistimit të tij.

Jubileu njëmijëvjeçar i qytetit është festuar gjatë gjashtë muajve të kaluar me një mori aktivitetesh festive. Ndërsa përmbyllja është shënuar me “parakalimin e luleve”, me fishekzjarre dhe madje me fluturime ceremoniale të aeroplanëve.

Vetëm gjatë kësaj fundjave mbi 200 mijë njerëz kanë marrë pjesë në manifestimet përmbyllëse rrugëve të qytetit. Vizitori më prominent ka qenë anëtari i Qeverisë federale, ministri Didier Burkhalter.