Lajme

Nesër Zvicra do të përurojë teleferikun më të pjerrët në botë

Nesër në Zvicër do të përurohet teleferiku më i pjerrët në botë.

Deri më tash, një “rekord” i tillë, i ka takuar Norvegjisë, transmeton albinfo.ch.

Duke u ngjitur në një pjerrësi 160 për qind midis Stechelberg dhe Mürren në vendpushimin Schilthorn – Piz Gloria në Bernese Oberland, teleferiku, i quajtur ‘Schilthornbahn 20XX’ do të vendosë një rekord prej më të pjerrët në botë, duke e marrë këtë titull nga Loen Skylift i Norvegjisë, i cili ka një gradient maksimal prej ‘vetëm’ 133 për qind, shkruan thelocal.