Feja

Nesër, festa e Bajramit edhe në Zvicër

Besimtarët myslimanë në Zvicër do t’i nisin festime e Fitër- Bajramit të martën sikur në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

Muaji i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 29 gusht 2011, ndërsa ditën e parë e festës së Fitër – Bajramit , të martën, më 30 shtator 2011 e festojnë edhe  besimtarët myslimanë në tërë Zvicrën. 

Me rastin e kësaj feste të rëndësishme të besimit Islam nga krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë vijnë mesazhe urimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.

Në Zvicër namazi i Fiter-Bajramit falet kryesisht nëpër salla sporti, të rezervuara pikërisht për këtë festë, për shkak të hapësirave të ngushta që i kanë xhamitë apo qendrat islame.

Përveç organizimeve që bëjnë xhamitë nëpër kantone të ndryshme të Zvicrës, nuk shënohet ndonjë ceremoni kryesore e faljes së Fiter-Bajramit.

Ndërsa në Kosovë Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.

Sipas njoftimeve të xhamive në Zvicër, namazi i Fitër-Bajramit falet në orën 7:27 deri në orën 7.39, varësisht prej kantonit.

Festa e Fitër-Bajramit ka rëndësi të veçantë për besimtarët myslimanë që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, që është edhe një nga shtyllat e fesë islame.

Emri Fitër-Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Kantoni   Namazi i sabahut  Namazi i Bajramit
St.Gallen,Rorschach,Kreuzlingen,Wil 06.10 – 06.20 07:27
Cyrih, Winterthur, Luzern 06.10 – 06.20 07:30
Bernë, Biel, Solothurn 06.10 – 06.20 07:33
Delemont 06.10 – 06.20 07:35
Lozanë, Yverdon, Sion,Visp 06.10 – 06.20 07:37
Gjenevë 06.10 – 06.20 07:39