Lajme
Në Spanjë kyçen në çelës shishet e vajit të ullirit, rritja e çmimeve rrit vjedhjet
Në Spanjë, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, supermarketet po kyçin shishet e vajit bazë të gatimit ndërsa me rritjen e çmimeve po rriten edhe vjedhjet.
Një litër vaj ulliri ekstra i virgjër po shitet deri në 14.5 euro në disa supermarkete, duke e vendosur vajin e ullirit në kategorinë e produkteve që shitësit me pakicë po i përshtatin etiketat e sigurisë krahas pijeve alkoolike, kozmetikës dhe pajisjeve të tjera.
“Ne po shohim një rritje të madhe të vjedhjeve në dyqane,” tha Ruben Navarro, CEO i zinxhirit të supermarketeve Tu Super, i cili operon me 30 dyqane në rajonin e Andalucia të Spanjës.
“Vaji i ullirit është bërë një produkt ideal për ta vjedhur”.
Çmimet e vajit të ullirit, tashmë zyrtarisht në 8 euro për litër, janë rritur me 150% gjatë dy viteve të fundit në Spanjë pasi një thatësirë përvëluese në jug ka dëmtuar të korrat e ullirit. Bandat e organizuara kriminale po vjedhin vajin për ta rishitur, tha Navarro.
Që nga shtatori, Tu Super ka lidhur me zinxhir shishet 5 litra të vajit të ullirit dhe i ka mbyllur nëpër rafte për të parandaluar vjedhjen.
“Është një masë e çmendur, ekstreme, por ka funksionuar”, tha Navarro.
Tu Super nuk është i vetmi që forcon masat e sigurisë: në disa supermarkete Carrefour dhe Auchan në Madrid, shishet me një litër janë të pajisura me etiketa sigurie që duhet të hiqen nga stafi, transmeton reuters përcjell albinfo.ch.
STC, një kompani spanjolle që ofron zgjidhje kundër vjedhjes për shitësit me pakicë, pa një rritje 12-fish të porosive këtë verë nga supermarketet për pajisje për të mbrojtur shishet e vajit të ullirit.
Policia spanjolle ka zbuluar gjithashtu vjedhjet e vajit të ullirit nga bandat dhe në tetor arrestoi dy persona si pjesë e një hetimi për vjedhjen e 56 tonë vaj ulliri ekstra të virgjër.
Familjet në Spanjë zakonisht blejnë vaj ulliri me shumicë për gatim. Ndër konsumatorët më të mëdhenj në botë të vajit të ullirit, ata tashmë e kanë reduktuar ndjeshëm. Vëllimet e shitjeve të vajit të ullirit ekstra të virgjër ranë me 17% në 12 muajt deri në shtator, sipas NielsenIQ.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës