Shkurt.ch

Në ambasadat e Zvicrës – vetëm “ushqim vendor”!

Në 196 përfaqësitë, sa i ka Zvicra gjithsej në mbarë botën, duhet dërguar qumësht, verë dhe mish zviceran

Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Nacional kërkon që në pritjet zyrtare në përfaqësitë e Zvicrës në botë, të shërbehen vetëm ushqime nga Zvicra. Sipas kësaj kërkese, në 196 përfaqësitë, sa i ka Zvicra gjithsej në mbarë botën, duhet dërguar qumësht, verë dhe mish zviceran.

Kryetari i CVP-PDC, Christophe Darbellay më parë kishte kërkuar me mocion që në ato përfaqësi të shërbehet vetëm verë e Zvicrës. Ndërkaq, komisioni për punë të jashtme ka shkuar një hap më larg.

Derbellay në lajmet e sf1 mohon që me rastin e mocionit të kishte pasur parasysh shpenzimet e panevojshme. “Motivi i tij ka qenë para së gjithash investimi dhe reklamimi për Zvicrën”, ka thënë ai.